×
  • Lajme
  • Botë

    Scholz nga Samiti që u mbajt në Tiranë: BE, 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 19:58

    Duke folur në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz dha një lajm të mirë, teksa deklaroi se BE do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës, ndërsa njoftoi akordimin e 18 miliardë dollarëve në ndihmë të saj.

    Ndaj ai kërkoi edhe mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të BE-së për miratimin e këtij propozimi.

    “Jam i bindur që është e nevojshme që Bashkimi Evropian të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës. Dhe propozimi që Komisioni Evropian ka bërë sa i përket kësaj çështjeje, ka të bëjë me faktin se është e domosdoshme akordimi i 18 miliardë dollarëve, për Ukrainën, gjë që është urgjente dhe që duhet akorduar menjëherë. Qëndrimi im në këtë moment është i qartë dhe shpresoj që 27 përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të suportojnë propozimin në fjalë. Kjo eshtë tepër e rëndësishme për Ukrainën dhe jam i bindur që kjo do të jetë e suksesshme. Ne po bëjmë gjithçka për të stimuluar më tej zhvillimin dhe kooperimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe për ti afruar ata në të ardhmen në të cilën ne duam të jemi të gjithë bashkë”, ka deklaruar Olaf Scholz./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!