Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar perëndimin që të shmangë krijimin e kushteve për një Luftë të Re të Ftohtë që mund ta ndajë botën në “blloqe”.
Në një opinion të shkruar për Foreign Affairs, botuar sot, kancelari bën thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.
Teksa veçoi Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë kërcënim për një botë shumëpolare, ai bëri thirrje për një unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.
Për Scholz, perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura.
“Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë evropiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, ndërtuesit e urës brenda Bashkimit Evropian dhe të luajmë rolin e avokatit për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, shprehet kancelari gjerman në artikullin e botuar në “Foreign Affairs”. /a2news.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.