×
  • Lajme
  • Botë

    Selia e NATO-s në Bruksel ulë në gjysëm shtizë flamurin e Shqipërisë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 17:53

    Si pasojë e tërmeteve të cilat ndodhën sot (e martë) në Shqipëri, janë raportuar 16 viktima dhe rreth 600 të lënduar.


    Në ndihmë shtetit Shqiptar i kanë dalë disa vende, duke u nisur nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Gjermania, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, si dhe Bashkimi Evropain.

    Për t’u solidarizuar me këtë ngjarje tragjike, selia e NATO-s në Bruksel në oborrin e saj ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e Shqipërisë pas tërmetit, si dhe flamurin e Francës për të nderuar ushtarët francez të rënë në Mali.

    Po ashtu edhe në Kosovë nesër është shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi me jetët e humbura.

    Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja, ndryshe rreth 600 persona janë lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!