×
  • Lajme
  • Botë

    Senati francez e aprovon një projektligj që e bën abortin të drejtë kushtetuese

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 22:30

    Senati i Francës e ka miratuar të mërkurën një projektligj për ta futur në Kushtetutë të drejtën e grave për të kryer abort, shkruan Radio Evropa e Lirë

    Vendimi i së mërkurës vjen pasi dhoma e ulët, Asambleja Kombëtare, e aprovoi këtë projektligj në janar.

    Projektligji tani do të dalë para ligjvënësve në një seancë të përbashkët në Parlamentin francez dhe pritet të miratohet nga shumica javën e ardhshme.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha pas votimit se Qeveria e tij është e përkushtuar “ta bëjë ta pakthyeshme të drejtën e grave për të abortuar duke e mishëruar atë në Kushtetutë”.

    Ai tha në rrjetin social X se do ta thërrasë një seancë të përbashkët të Parlamentit për votimin përfundimtar të këtij projektligji të hënën.

    Qeveria e Macronit dëshiron që artikulli 34 i Kushtetutës të ndryshohet për të specifikuar se “ligji përcakton kushtet përmes të cilave ushtrohet liria e grave për të qenë në gjendje të kryejnë abort, e cila është e garantuar”.

    Asnjëra prej partive të mëdha politike në Francë, të cilat përfaqësohen në Parlamenti, nuk e ka vënë në dyshim të drejtën për abort, e cila nga viti 1975 nuk cilësohet krim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!