×
  • Lajme
  • Botë

    Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 9:29

    Pjesë të Belgjikës u goditën përsëri nga përmbytjet dhe barttnin vetura.


    Provincat e Namur dhe Valon Barban, në juglindje të Brukselit, të cilat ishin prekur tashmë nga përmbytjet shkatërruese javën e kaluar, në të cilën vdiqën 36 njerëz, u prekën veçanërisht.

    Qendra belge e Krizave ka lëshuar një paralajmërim për popullsinë sepse moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë.

     

    Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan dëme të konsiderueshme në Dinan, ku përroi përhapte grumbuj veturash nëpër qytet.

    Një zjarrfikës vlerësoi se përmbytjet e reja ishin më të këqija se javën e kaluar.

     

    Numri i vdekjeve të konfirmuara në Belgjikë dhe vendet fqinje ka tejkaluar 210 dhe rindërtimi vlerësohet të kushtojë disa miliardë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!