×
  • Lajme
  • Botë

    ShBA: Moti i acartë në disa pjesë të vendit

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 22:57

    Moti i ashpër kaploi tjera të Shteteve të Bashkuara të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu.

    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi për “një të ftoftë të rrezikshëm” të martën, me temperatura që parashihen të bien deri në – 51 gradë Celsius në Montana, të shoqëruara me erëra të forta.

    Meteorologët thonë se disa shtete do të përjetojnë stuhinë e dhjetë dhe më të ftohtën për këtë stinë, që po vjen nga drejtimi i Arktikut.

    Në Kentaki, Guvernatori Andy Beshear njoftoi të dielën se numri i të vdekurve kishte arritur në 9.

    Ai tha se të paktën 1 mijë persona, të ngujuar nga vërshimet, ishin shpëtuar. Presidenti Donald Trump miratoi kërkesën e Kentakit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizoi Agjencinë Federale për Menaxhimin e Situatave të bashkërendojë përpjekjet për të ofruar ndihmë në këtë shtet.

    Guvernatori Beshear tha se shumica e viktimave e kishin pësuar kur makinat e tyre ishin bllokuar nga niveli i lartë i ujit. Në mesin e viktimave ishte një nënë me fëmijën e saj 7 vjeç.

    Në Alabama, stuhia kishte shkatërruar disa shtëpi mobile, drunjtë dhe kishte dëmtuar përçuesit e energjisë elektrike, por nuk kishte viktima në njerëz.

    Në Atlantë, një person humbi jetën pasi një dru i madh ra mbi shtëpinë e tij të dielën në mëngjes, sipas autoriteteve.

    Në Dakotën e Veriut, erërat e ftohta dhe temperaturat e ulëta pritet të zbresin deri në – 50 gradë Celsius, ndërkohë që ky shtet mbetet nën “paralajmërimin për acar”./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!