×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 20:04
    Flamuri i SHBA-së dhe i Rusisë. Fotografi nga arkivi.

    Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet detyrimeve e saj që dalin nga traktati i armëve bërthamore, New START, sa i përket lejimit që të kryhen inspektime në territorin rus.

    Përmes një deklarate, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, tha se “refuzimi i Rusisë që të ndërmjetësojë aktivitetet inspektuese ia pamundëson SHBA-së që të ushtrojë të drejta të rëndësishme sipas traktatit, dhe kërcënon qëndrueshmërinë e kontrollit të armëve amerikano-ruse”.

    DASH shtoi se Rusia ka një “rrugë të qartë” të kthimit në zbatimin e aktiviteteve inspektuese dhe se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Rusinë që të zbatohet traktati për armët bërthamore.

    Bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit lidhur me rikthimin e inspektimeve, sipas traktatit New START, ishin paraparë të mbaheshin nëntorin e kaluar në Egjipt.

    Por, Rusia shtyu bisedimet dhe asnjëra palë deri më tani nuk ka vendosur për një datë të re për mbajtjen e tyre. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!