SHBA vijon të përballet me protesta të shumta teksa mijëra persona kanë dalë në rrugë në disa nga shtete kryesore duke kërkuar që qeveritarët të rihapin ekonomitë e mbyllura nga pandemia e koronavirusit.
Tubimet në Arizona, Kolorado, Montana dhe në Uashington u zhvilluan të dielën e 19 prillit, pas protestave të mëparshme në në Miçigan e Teksas, shkruan BBC.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për tubimet dhe i ka quajtur protestuesit qytetarë të mëdhenj.
SHBA është vendi më i prekur nga Covid-19, me mbi 735,000 raste dhe mbi 40,000 viktima por vihet re një ngadalësim në disa shtete të rasteve të reja dhe të numrit të viktmave.
Në Uashington, mijëra njerëz injoruan udhëzimet për distancimin shoqëror dhe u mblodhën për të kërkuar nga guvernatori heqjen e masat që kufizojnë ekonominë.
Guvernatorët në disa shtete kanë filluar diskutimet për të planifikuar rihapjen midis shenjave të ngadalësimit, por disa të tjera mbeten nën mbyllje të rreptë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ishte i pari në vend që lëshoi një urdhër të qëndrimit në mbarë shtetin, duke mbyllur shtetin më të populluar të vendit që nga 19 Marsi. Shtetet fqinje të bregdetit perëndimor Uashington dhe Oregon e bënë të njëjtë gjë disa ditë më vonë, duke i vendosur 11.5 milion banorë të tyre në karantinë që nga 23 marsi.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi këtë javë se shteti do të zgjasë masat e izolimit deri më 15 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.