Në Kröv (Rheinland-Pfalz) të Gjermanisë, një hotel u shemb pjesërisht të martën në mbrëmje rreth orës 23:00. Për pasojë një person ka vdekur. Në momentin e aksidentit në ndërtesë ndodheshin 14 persona. Pesë kanë mundur të ikin pa u lënduar.
Sipas informacioneve të BILD, viktima është një burrë.
Policia tha fillimisht se pesë persona dolën nga hoteli pa lëndime, por nëntë të tjerë mbetën të bllokuar, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Shërbimet e urgjencës mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e një personi, por nuk kanë mundur të nxjerrin trupin.
Mjekët ishin në kontakt me rreth tetë persona të tjerë që mbetën në hotel, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, shtoi policia.
Policia ka evakuuar 31 persona nga zona rreth godinës së dëmtuar dhe ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen.
Rreth 250 shërbime emergjente janë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar nxjerrjen e personave nga rrënojat./Reporteri.net/