Pjesa veriperëndimore e Sirisë është goditur nga sulmet ajrore për herë të parë pas shpalljes së një armëpushimi para dhjetë ditësh. Lajmin e bënë të ditur një organizatë monitoruese e luftës dhe një zëdhënës i rebelëve.
Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre rusë arritën marrëveshje të njëanshme për armëpushim më 31 gusht në Idlibin e kontrolluar nga opozita. Një marrëveshje për armëpushim në këtë zonë ishte arritur me ndërmjetësim edhe para dy vjetësh.
Nga 31 gushti, sulmet e vazhdueshme ajrore nga aeroplanët luftarakë rusë dhe sirianë janë ndërprerë, ndonëse ka pasur luftime tokësore dhe shpërthime bombash.
Shtetet e Bashkuara thanë se forcat e tyre kanë kryer sulme kundër një qendre të grupt al-Qaeda në Idlib pikërisht në ditën kur armëpushimi kishte hyrë në fuqi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, tha se aeroplanët i kanë kryer dy valë sulmesh në malin “Jabal al-Akrad”, afër bregdetit perëndimor të Latakias.
Nuk është e qartë nëse këto sulme janë shenjë e rikthimit të sulmeve ajrore nga forcat ruse dhe siriane.
Mohammad Rashi, zëdhënës i grupit “Jaish al-Nasr”, tha se sulmet janë kryer nga aeroplanët rusë dhe janë të parat që nga fillimi i armëpushimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.