Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 155 milionë.
Sipas “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 3 vendet e para në botë me numrin më të lartë të rasteve ishin gjithashtu vendet ku më së shumti pacientë u shëruan. Në të gjithë botën 150.080.582 të infektuar me virus janë shëruar.
Në SHBA 27.986.511 persona arritën ta mposhtin virusin, në Indi 26.390.584 persona dhe 15.168.330 persona në Brazil. Deri më sot në Turqi janë shëruar 5.131.453 persona me COVID-19.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Rusi arriti në 4.702.599, në Britani të Madhe 4.293.977, në Itali 3.886.867, në Gjermani 3.518.600, në Spanjë 3.518.600, në Argjentinë 3.409.316, në Kolumbi 3.218.620 dhe në Poloni 2.641.139. Ndërkohë 13.643.293 persona në të gjithë botën janë ende duke marrë trajtim për COVID-19.
Koronavirusi i cili u shfaq në dhjetor 2019 në Wuhan të Kinës, u përhap në të gjithë botën dhe u shndërrua në një pandemi globale. Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në të gjithë botën shkoi në 3.706.682 numri i rasteve arriti në 172.430.557.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.