Dita e enjte shënoi ditën kur në Mbretërinë e Bashkruar numri i rasteve me koronavirus arriti një shifër të trefishtë.
Dy pacientë të tjerë kanë vdekur në spitalet e Londrës që nga e mërkura, pas testimit pozitiv për COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 590 këtë të enjte – ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 134 raste.
Rritja prej 29% në rastet e konfirmuara është rritja më e madhe ditore në Mbretërinë e Bashkuar që kur shpërtheu virusi në fund të dhjetorit në Wuhan, në Kinën Qendrore.
Një javë më parë, më 5 mars, numri i përgjithshëm i rasteve ishte 115, duke arritur këtë të enjte deri në 590./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.