Numri i vdekjeve në Itali, nga sëmundja pandemike Coronavirus, ka arritur në 1000 dhe numri i rasteve të njohura është rritur në gjithësej 15,113.
Kështu kanë bërë të ditur mediat e huaja nga zonat italiane.
Të martën në Itali hyri në fuqi vendimi i qeverisë për izolim të plotë në tërë territorin si masë për parandalimin e përhapjes më të madhe.
Federata Italiane e Futbollit i ka anuluar ndeshjet të paktën deri në fillim të prillit, ndërsa policia dhe ushtria po përkujdesen që të respektohet ndalimi i udhëtimeve.
Shumë shtete, përfshirë Kosovën, i kanë ndërprerë fluturimet drejt pjesës veriore të Italisë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.