×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 58 numri i viktimave në Gjermani, qindra të tjerë ende të zhdukur

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 21:48

    Është rënduar bilanci i viktimave nga përmbytjet që kanë përfshirë Europën Perëndimore. Të paktën 58 persona kanë humbur jetën në Gjermani.


    Mediat gjermane bëjnë me dije se në orët e pasdites janë konstatuar edhe 9 viktima të tjera në Rheinland-Pfalz. Lajmi u njofua nga ministri i Brendshëm Roger Leëentz i cili tha se kërkimet po vijojnë ende.

    Rheinland-Pfalz dhe Merzbach në Nordrhein-Westfalen janë zonat më të goditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën. Ndërkohë shkollat ​​janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë perëndimin e Gjermanisë Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin malor Eifel, thonë mediat gjermane.

    E rëndë situata paraqitet edhe në Blegjikë ku 6 persona kanë humbur jetën. Holanda gjithashtu është goditur gjithashtu keq, me përmbytjet e lumenjve të dëmtuar shumë shtëpi në provincën jugore të Limburg.

    Malu Dreyer, shefi i shtetit Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, e përshkroi përmbytjen si një “katastrofë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!