×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në mbi 290 numri i të vdekurve pas përplasjes së aeroplanit

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 19:43

    Një aksident ajror i përmasave tragjike ka tronditur opinionin publik, pasi një aeroplan me 242 persona në bord është rrëzuar, duke shkaktuar më shumë se 290 viktima, sipas të dhënave të fundit të konfirmuara nga policia dhe raportuara nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve reuters.

    Një oficer policie lokal citohet të ketë deklaruar se numri i viktimave ka tejkaluar shifrën fillestare, ndërsa punonjësit e shërbimeve të emergjencës vazhdojnë kërkimet në vendin e përplasjes. Autoritetet janë ende duke punuar për identifikimin e trupave dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Sipas informacioneve paraprake, në bord ndodheshin 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por numri i viktimave ka dalë përtej këtij shifrimi, pasi përplasja ndodhi në një zonë të banuar.

    Kjo do të thotë se përveç personave që ndodheshin në aeroplan, ka edhe viktima në tokë – civilë që ndodheshin në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, shkruan skynews.

    Një shef lokal i policisë ka konfirmuar se trupat e pajetë janë gjetur si brenda aeroplanit ashtu edhe jashtë tij, duke e përshkruar vendin e ngjarjes si “skena e një shkatërrimi të plotë”.

    Pamjet nga vendi i përplasjes tregojnë rrënoja të shpërndara në një perimetër të gjerë, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë shuar vetëm pas disa orësh nga ekipet e zjarrfikësve. Mjekët ligjorë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në kushte të vështira për të rikuperuar trupat dhe për të ndihmuar çdo të mbijetuar të mundshëm, edhe pse shpresat janë gjithnjë e më të pakta.

    Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e mundshme të përplasjes. Një hetim i plotë është hapur nga autoritetet kombëtare të aviacionit, ndërkohë që janë ftuar edhe ekspertë ndërkombëtarë për të ndihmuar në analizimin e kutive të zeza dhe të dhënave teknike të aeroplanit.

    Kjo ngjarje përfaqëson një nga aksidentet ajrore më të rënda të viteve të fundit dhe ka shkaktuar dhimbje të thellë brenda dhe jashtë vendit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!