×
  • Lajme
  • Botë

    E tmerrshme: Shkruante kundër krimit, gazetari meksikan gjendet me kokë të prerë

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 9:23

    Një gazetar, i cili shkruante për krimin në shtetin e dhunshëm të Veracruz-it, është gjetur i vrarë. Bëhet fjala për një gazetar meksikan, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai u gjet me kokë të prerë.


    Trupi i Julio Valdivia, 44 vjeç, i specializua në gazetarinë “nota roja” që përqendrohet në krimet e tmerrshme dhe dhunën, u gjet në komunën e largët të Tezonapa, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i Veracruz-it.

    Një anëtar i stafit në gazetën lokale të Valdivia, Diario El Mundo në Veracruz tha fillimisht se dyshohej se Valdivia mund të ishte përplasur nga një tren, por kjo u përjashtua nga zyra e prokurorit.

    “Valdivia u gjet afër shinave të trenit, u pre koka dhe u torturua,” tha anëtari i stafit të gazetës, i cili nuk dëshironte të identifikohej.

    “El Universal” dhe disa media të tjera lokale raportuan se Valdivia iu pre koka, ndërsa vdekja e këtij të fundit e çon në 4 numrin e gazetarëve të vrarë këtë vit në Meksikë.

    Në vitin 2019, rreth gjysma e të gjitha vrasjeve të gazetarëve në të gjithë botën ndodhën në Meksikë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

    “Ne dënojmë vrasjen e Julio Valdivia,” tha qeveria e Veracruz-it në një mesazh në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!