×
  • Lajme
  • Botë

    Shoferin e zë gjumi, autobusi me mërgimtarë nga Gjermania përplaset në Kroaci

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 11:04

    Është bërë e ditur se një autobus i quajtur “EuroBus” nga Struga, i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut u përplas në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.


    Thuhet se autobusi me udhëtarë u përplas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit.

    Sipas mërgimtarëve, thonë se shoferin e kishte zënë gjumi. Nga kjo përplasje disa mërgimtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

    “Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV, mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

    Ai ka treguar se kompania iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!