×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthejnë trazira para gjykatës së Athinës ku po dënohen anëtarët e “Agimit të Artë”

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 12:38

    Kanë shpërthyer trazirat para gjykatës në Athinë paraditen e sotme ku u shpall vendimi për dënimin e 20 anëtarëve të Agimit të Artë si fajtorë.


    Ata janë shpallur fajtorë si pjesëtarë të një organizate kriminale.

    E ndërkohë që shpallej vendimi jashtë ishin mbi 30 mijë persona pjesa më e madhe mbështetës të “Agimit të Artë”.

    Mediat greke raportojnë se ka pasur përplasje dhe mes mbështetësve të Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre.

    Policia greke ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën duke hedhur gaz lotsjellës dhe tymuese.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!