Disa persona u plagosën dhe banorët u detyruan të largoheshin pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Romë këtë mëngjes. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan kaos dhe tym të madh që përhapej në këtë zonë.
Sipas raportimeve deri më tani janë 21 të lënduar, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës u lënduan në shpërthim, dhe ekipet e zjarrfikësve ende po punojnë për të shuar zjarrin. Banorët i thanë mediumit se shpërthimi , i cili tronditi banorët aty pranë, bëri që “copa qelqi dhe hekuri të fluturonin kudo”.
Sipas dëshmive të publikuara në mediat sociale dhe të raportuara nga gazeta italiane, fillimisht shpërtheu një zjarr dhe më pas, rreth orës 8:18 sipas orës lokale, pasuan dy shpërthime me radhë, i dyti prej të cilëve ishte më i fuqishëm.
BREAKING: Massive explosion at gas depot in Rome, Italy. Multiple injuries. pic.twitter.com/tlAcJSURLN
— AZ Intel (@AZ_Intel_) July 4, 2025
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, në lidhje me incidentin, raportoi gazeta Corriere. Shpërthimi ndodhi në lagjen Prenestino, në juglindje të Romës, pranë një kopshti dhe një klubi sportiv. Policia po kontrollon ende zonën për të parë nëse ka dëme të mëtejshme. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.