Mediat në Suedi raportojnë për një shpërthim të fuqishëm në perëndim të Stokholmit, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Policia ka marrë disa telefonata gjatë natës, nga persona të cilët kishin dëgjuar disa shpërthime, tha përfaqësuesi i policisë Fredrik Andersson.
Alarmet e para u dhanë rreth orës 01:10 pas mesnatës në zonën Vinsta të kryeqytetit suedez.
“Është një shpërthim që ka shkaktuar dëme materiale të makinave, shtëpive dhe ndërtesave të tjera” tha zyrtari i policisë Andersson.
Ai shtoi se ka edhe persona të lënduar, ndërsa banorët shfaqen të tronditur.
Zona është bllokuar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi ende nuk dihet se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.