×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim afër një xhamie të Kabulit, raportohet për të paktën dy civilë të vdekur

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 16:07

    Një shpërthim jashtë një xhamie në kryeqytetin afgan ka lënë të vdekur të paktën dy persona të dielën, thanë zyrtarët e lartë talebanë.


    “Dy civilë humbën jetën dhe tre të tjerë pësuan lëndime në shpërthim, sipas informacioneve fillestare”, ka deklaruar zëdhënësi nga ministria e Brendshme, Qari Sayed Khosti.

    Shpërthimi të dielën ndodhi pranë hyrjes së xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid, transmeton Telegrafi.

    Luftëtarët talebanë nuk pësuan lëndime në sulm, tha zëdhënësi i talebanëve Bilal Karimi për Associated Press.

    Ata që u vranë në sulm ishin civilë jashtë portës së xhamisë. Ai nuk dha një shifër për numrin e të vrarëve dhe tha se një hetim ishte duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!