×
  • Lajme
  • Botë

    Shpiket teknologjia që e mban qumështin të freskët për 60 ditë

    Reporteri
    05 Gusht 2022 | 22:23

    Një kompani australiane e teknologjisë ushqimore me bazë në Coolum ka zhvilluar një teknologji të përpunimit të qumështit i cili e mban atë të freskët dhe të sigurt për konsum njerëzor për më shumë se 60 ditë.

    Teknologjia inovative e krijuar nga “Naturo” është miratuar nga autoriteti rregullator australian i sigurisë ushqimore, Dairy Food Safety Victoria dhe konsiderohet si risia më e rëndësishme në industrinë e qumështit që nga pasterizimi në 1864.

    Kjo teknologji tashmë e patentuar bën që qumështi i freskët dhe pa aditivë apo konservues të ruajë ngjyrën dhe shijen e tij natyrale dhe ka një jetëgjatësi minimale 60-ditore në frigorifer, në krahasim me format e tjera të qumështit të përpunuar të lopës.

    Ndërsa procesi është aplikuar për qumështin e lopës vetëm ai ka potencialin të zgjerohet në forma të tjera qumështi duke përfshirë qumështin e devesë, dhisë, deles dhe më shumë./a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!