×
  • Lajme
  • Botë

    Shpresën për kurën që mposht koronavirusin, një pacient në Spanjë shërohet plotësisht

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 14:40

    Shpresat për një kurën kundër koronavirusit  u ngritën sot pas raporteve se një pacientnë Spanjë u shërua me sukses duke përdorur medikamentet që përdoren për të trajtuar të prekurit me HIV dhe ilaçe që përdorën për sklerozën.


    Miguel Angel Benitez – i cili ishte rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në vend thuhet se është shëruar plotësisht në Spitalin Virgen del Rocio në Seville, transmeton Reporteri.net.

    62-vjeçari u trajtua me ilaçin antiretroviral lopinavir-ritonavir, të shitur me emrin e markës Kaletra, i cili është përdorur për të trajtuar pacientët me HIV për një dekadë.

    Tabletat, funksionojnë duke parandaluar shumëzimin e virusit në gjak.

    Koronavirusi bëhet vdekjeprurës kur lejohet të shumëfishohet me shpejtësi në mushkëri, të vrasë qelizat dhe të shkaktojë pneumoni.

    Sëmundja shumë ngjitëse ka infektuar më shumë se 96,000 njerëz dhe ka vrarë 3,300 njerëz në të gjithë botën, dhe aktualisht është e pashërueshme.

    Shkencëtarët shpresojnë të zhvillojnë dhe shpërndajnë një vaksinë brenda 18 muajve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!