Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se delegacioni zyrtar amerikan do ta bojkotojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike 2022 që do të mbahen në Pekin.
Ky vendim ka ardhur pas gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që po vazhdojnë të bëhen në Xinjiang, shkruan CNN, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila ka njoftuar se lojtarët amerikan do të marrin pjesë në Pekin por jo edhe delegacioni zyrtar.
Bojkoti vlenë edhe për Lojërat Paraolimpike që do të mbahen po ashtu në Pekin, shkruan Reporteri.net.
“Shtëpia e Bardhë dëshiron që t’ua bëj të qartë se marrëdheniet mes dy vendeve nuk do të jenë të njëjta derisa vazhdon të bëhet gjenocid ndaj njerëzve”, tha ajo.
Administrata amerikane poashtu në fillim të këtij viti kishte njoftuar se do të bllokojë eksportin e pesë kompanive kineze, të cilat lidhen me padrejtësitë dhe gjenocidin që po bëhet ndaj pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.