×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Shtëpia e Bardhë paralajmëron se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 13:04

    Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, ka paralajmëruar se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë për Ukrainën.

    Ajo tha se tani për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.

    “Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.

    “Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, tha ajo.

    Më herët, “The Washington Post“, raportoi se administrata Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të dërgesave të ndihmave ushtarake në vazhdim për Ukrainën, që vlerësohen në miliarda dollarë.

    Ndryshe, SHBA-ja dhe Ukraina nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët rreth mineraleve të rralla ukrainase, të cilat i dëshiron me këmbëngulje administrata Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!