×
  • Lajme
  • Botë

    Shteti australian shpall gjendje katastrofe nga virusi: Vendoset shtetrrethimi dhe lëvizja me orar

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 14:00

    Shteti Australian i Victorias ka deklaruar gjendje katastrofë dhe ka vendosur masa të reja bllokimi për shkak të rritjes së ndjeshme të të infektuarve nga koronavirusi. BBC tregon se sipas rregullave të reja që hyjnë në fuqi sot në orën 18:00, banorët e Melburnit do mbyllen në shtëpi.Nga ora 20:00 deri në orën 05:00 askush nuk lejohet të dalë.


    Do të ketë kufizime të mëtejshme ku nuk do lejohet që banorët të dalin në këtë orar, vetëm për çështje me rëndësi, si puna apo arsye shëndetësore.

    Në tërësi Australia ka qenë më e suksesshme se shumë vende të tjera në luftën kundër koronavirusit, por rastet në Victoria po rriten frikshëm.

    Victoria është shteti i dytë më i populluar në Australi dhe javët e fundit ka parë shumë raste me të infektuar, çka ka shkaktuar rikthimin dhe vendosjen e masave më të ashpra.

    Këtë të diel, Kryeministri Daniel Andrews tha se masat po funksiononin, por po ecet me ritme të ngadalta. ‘Ne duhet të jemi më të shpejtë dhe më kufizues, kjo është mënyra e vetme që t’ja dalim’, deklaroi ai para gazetarëve. Rregullat e reja do të qëndrojnë në fuqi deri në datën 13 shtator.

    Australia ka 17,923 raste, 10,420 të shëruar, 208 viktima.

    Shteti i Victorias ka 11,937 raste, 136 viktima, 5,111 të shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!