×
  • Lajme
  • Botë

    Shtimi i rasteve me Covid, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Madrid

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 16:10

    Shtimi i rasteve me Covid-19 në Madrid ka bërë që qeveria spanjolle të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të parandaluar rritjen e numrit të infektimeve.


    Ky vendim vjen pas refuzimit të një dite më parë nga Gjykata e Lartë të masave të detyruara në rajon nga qeveria qendrore.

    “Gjykata refuzoi ratifikimin e masave, sepse ato dëmtuan të drejtat dhe liritë themelore të 4.5 milion banorëve të prekur nga bllokimi i pjesshëm” tha në një deklarate Gjykata.

    Autoritete të qendrës së djathtë kanë kundërshtuar masat e qeverisë duke shtuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e domosdoshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!