Një sistem paralajmërues për COVID-19 do të lëshohet nga qeveria në Angli për të gjurmuar virusin.
Sistemi do të klasifikojë nivelin e rrezikut nga coronavirusi në një shkallë nga një në pesë dhe do të rifreskohet me të dhëna. Vetë Boris Johnson, e prezanton sistemin e ri duke i përcjellë publikut edhe një slogan të ri; qëndroni vigjilentë, kontrolloni virusin, shpëtoni jetë, shkruan BBC.
Sistemi i ri do të aplikohet vetëm në Angli por qeveria po punon edhe me administratat e tjera që edhe ato të zhvillojnë sistemet e tyre.
Sistemi lëshon alarme që variojnë nga i gjelbër, niveli i parë, deri tek i kuq, niveli i pestë. Ai do të jetë i ngjashëm me atë të përdorur për ta mbajtur të informuar publikun për nivelin e kërcënimit terrorist.
Sipas departamentit të shëndetësisë në vend, 50 mijë teste coronavirusi janë dërguar në SHBA më herët këtë vit për zhvillim pas disa problemeve në laboratorët britanikë. Ndërkohë qeveria ka dështuar të arrijë objektivin për zhvillimin e 100 mijë testeve të përditshme, për të shtatën ditë radhazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.