×
  • Lajme
  • Botë

    Situata në Bjellorusi: Macron dhe Merkel propozojnë ndërmjetësimin evropian, në bashkëpunim me Rusinë

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 23:57

    Ditën e sotme Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancerlarja gjermane Angela Merkel ka propozuar ndërmjetësimin europian, në bashkëpunim me Rusinë, midis aktorëve të ndryshëm në krizën e qeverisë në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale.


    “Një dialog midis autoriteteve, opozitës dhe shoqërisë civile është thelbësore. Shpresojmë që ky dialog të mund të vendoset nga vetë bjellorusët. Por Bashkimi Evropian “është i gatshëm të ndihmojë nëse roli ynë në ndërmjetësim mund të jetë i dobishëm dhe dëshirohet nga Bjellorusët së bashku me institucionet e tjera përfshirë edhe Rusinë.”- tha Macron pas bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

    Kujtojmë këtu se në një takim të B-së ditën e djeshme, liderët e BE-së thanë se nuk do t’i njohin zgjedhjet e Lukashenkos.

    Protestat e dhunshme në Bjellorusi vijojnë prej të dielës së kaluar, ditë kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Sipas BILd, Llukashenko ka manipuluar zgjedhjet dhe kjo gjë ka bërë që qytetarët të ngrihen në demonstrata dhe të mos e pranojnë këtë vendim. BILD zbuloi para disa ditësh se fitues nuk është Lukashenko, por kandidatja e opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!