×
  • Lajme
  • Botë

    Situata në përmirësim në Britani, bie numri i viktimave në 24 orët e fundit

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 17:39

    Britania shënoi sot një ditë pozitive në lidhje me numrin e vdekjeve dhe të të infektuarve nga COVID-19.


    Në 24 orët e fundit u shënuan 450 viktima ku në total janë 14,829 të vdekur.

    Ky është bilanci më i ulët që prej datës 6 prill në vendin ishullor.

    Në Angli u shënuan 429 viktima, 12 në Skoci dhe 9 në Uells. Ndërsa Irlanda e Veriut nuk e ka publikuar ende bilancin ditor.

    Ndërsa numri i të infektuarve në të gjithë territorin ka shkuar mbi 120 mijë.

    Ka pasur dhe përplasje mes qeverisë dhe ekspertëve e shkencëtarëve. Këta të fundit shprehen se piku i pandemisë ka kaluar që në fund të marsit.

    “Masat e rrepta që janë ende në zbatim duhet që të fillojnë të lirohen” – shprehen ata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!