Shefi i sigurisë së Jeff Bezos ka deklaruar se qeveria saudite i ka hakuar telefonin shefit të ‘Amazon’ për ti marrë informacione private me qëllim për ta dëmtuar.
Gavin De Becker, hetuesi i cili punoi për Bezos për të gjetur prova sesi marrëdhënia e tij jashtëmartesore me Lauren Sanchez iu dha National Enquirer, tani pretendon se Arabia Saudite kishte qasje në informacionet para se fotot dhe tekstet të bëheshin publike.
“Hetuesit tanë dhe disa ekspertë arritën në përfundimin se sauditët kishin akses në telefonin e Bezos dhe morën informacione private,”-tha ai, por nuk ofroi prova konkrete për të mbështetur pretendimet e tij kundër qeverisë saudite.
De Becker tha se gjetjet e tij u janë dorëzuar zyrtarëve federalë dhe se nuk do japë detaje të tjera të hetimit për shkak të respektit ndaj këtyre zyrtarëve, duke shtuar: “Shkrimi i sotëm është deklarata ime e fundit publike për këtë çështje”.
Miliarderi u kërcënua se do i bëheshin publike mesazhet, në të njëjtën ditë që ai dhe bashkëshortja e tij njoftuan se po divorcoheshin pas 25 vitesh martesë.
Bezos më heret pohoi vendimin për të hetuar shefin e National Enquirer, David Pecker për shkak se mund të kishte lidhjes biznesi mes tij dhe qeverisë saudite.
Muajin e kaluar, ai bëri hapin e mëtejshëm të akuzës ndaj Pecker duke thënë se ky i fundit u përpoq ta shantazhonte me kërcënimin se do i publikonte fotot intime, që supozohet se i dërgonte Lauren Sanchez, ish spikeres së televizioneve me të cilën Bezos tradhtoi bashkëshorten.
Ishte gazeta National Enquirer që bëri publik edhe lajmin.