Një stuhi e fortë e ndjekur nga shira të rrëmbyeshëm ka goditur Slloveninë mbrëmjen e kaluar, duke përmbytur më shumë se 500 ndërtesa vetëm në kryeqytetin Lubjanë.
Sipas matjeve, masa e të reshurave ishte 88 litra për metër katror, gjë që ndodh një herë në 250 vite në atë rajon.
Shërbimet e urgjencës morën më shumë se 2 mijë e 700 telefonata nga qytetarët mes orës 20:00 deri në mesnatë, shkruan 24urm.
Rrugët, garazhe nëntokësore si dhe makina të shumta u shkatërruan nga sasia e madhe e shit që ra në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër.
Së bashku me shiun e stuhishëm, po frynte një erë e fortë, e cila rrëzoi pemë në rrugë.
Sipas informacioneve të mëngjesit të sotëm, nuk ka persona të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.