Autoritet në Slloveni dhe ato në Kroaci kanë ashpërsuar masat kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit, pas evidentimit të ngritjes së madhe të rasteve të infeksionit.
Policia kufitare në Slloveni ka shtuar kontrollet në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, në prag të fundjavës së Pashkëve.
Sllovenia ka nisur të enjten izolimin e tretë që prej fillimit të pandemisë, teksa është duke bërë përpjekje për ta zgjeruar programin e vaksinimit.
Masat në këtë vend është bërë e ditur se do të zgjasin deri më 11 prill.
Ndërkaq në Kroaci, shifra ditore e të infektuarve me koronavirus të enjten ka arritur në 2 mijë e 400 raste.
Në disa pjesë të Kroacisë, autoritetet e kanë bërë të obligueshme bartjen e maskave, ndërkaq kanë vendosur që të gjitha kafenetë të mbyllen pas orës 17.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.