×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja shënon më pak viktima të koronavirusit se një ditë më parë

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 12:29

    Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë regjistruar 523 viktima të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.


    Shifra e re është më e vogël se numri i viktimave që u shënua një ditë më parë – 567, duke ngjallur shpresë për përmirësim të gjendjes në njërin ndër vendet më të prekura në Evropë dhe në botë, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

    Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 18,579, që do të thotë se Spanja është vendi i tretë në botë me më së shumti viktima pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

    Përpos viktimave, në 24 orët e kaluara u konfirmuan edhe mbi 5,000 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 172,541. Në këtë aspekt, Spanja është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe para Italisë.

    Qeveria spanjolle ka filluar t’i largojë disa prej masave të izolimit. Miliona punëtorë të fabrikave dhe ndërtimtarisë e rifilluan punën në fillim të kësaj jave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!