Ministria e Punës në Spanjë ka deklaruar sot se shkalla e papunësisë ka rënë në nivel historik, prej kur ka nisur mbledhja e të dhënave në vitin 1996. Numri i personave të regjistruar si të papunë ka rënë për 129,378 muajin e kaluar, ndërsa në prill për 39,012. Shifra e të papunëve aktualisht arrin në 3.78 milionë.
Të dhënat kanë treguar se shifra e personave të papunë ka rënë në të gjitha fushat, përfshirë industrinë e prodhimit, bujqësinë dhe ndërtimin.
Edhe shifra e personave të papunë të moshës nën 25 vjeç ka rënë për 9.27 për qind, në krahasim me muajin paraprak.
Në artikullin e publikuar nga El Pais thuhet se rënia historike e numrit të papunëve përkoi me përfundimin e gjendjes së alarmit në 9 maj, ku u hoqën kufizimet e koronavirusit, të tilla si ora policore dhe ndalimi i udhëtimit ndër-rajonal. Kjo nga ana tjetër rriti aktivitetin në sektorë të tillë si turizmi dhe industria e mikpritjes.
Artikulli i përkthyer nga El Pais.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.