Situata në spitalet gjermane është “shumë e vështirë” për shkak të infeksionit me koronavirusin e ri, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, të hënën, raporton agjencia Reuters.
Gjermania në 24 orët e fundit i ka regjistruar 9847 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën e të infektuarve në 1.775.513, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive.
Por, Seibert thotë se është e vështirë të merret një pamje e plotë e situatës me COVID-19 momentalisht, pasi rastet e raportuara nuk janë të kompletuara shkaku i pushimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.