Një spiun kinez i ka dhënë Australisë informacione lidhur me atë se si agjencia e inteligjencës së Kinës kryen operacione të ndërhyrjes jashtë vendit, raportojnë mediat.
Mediat kanë raportuar se spiuni po ashtu ka zbuluar identitetet e zyrtarëve të lartë të inteligjencës ushtarake të Kinës në Hong Kong.
Mediat në Australi e kanë identifikuar spiunin si Wang “William” Liqiang.
Raportet mediale të publikuara në gazetat The Age dhe The Sydney Morning Herlad thonë se Wang ka pretenduar se ka qenë vet i përfshirë në operacionet e infiltrimit dhe përçarjes në Hong Kong, Tajvan dhe Australi.
Wang ka “zbuluar në mënyrë të detajuar” si Kina fshehurazi kontrollon kompanitë për të financuar operacionet e inteligjencës.
Ai momentalisht jeton në Sidnej së bashku me gruan e tij dhe djalin dhe gjendet në Australi me vizë turistike. Wang ka kërkuar azil politik, raportojnë mediat.
Wang ka thënë në një intervistë se ai do të ekzekutohet nëse kthehet në Kinë.
“Sapo të shkoj (në Kinë), do të vdes”, tha Wang gjatë një interviste për programin 60 Minutes./R.E.L
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.