×
  • Lajme
  • Botë

    Stafi i Biden të lumtur: Ai do të jetë president

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 17:18

    Ndërsa numërimi në SHBA vijon për të nxjerrë fituesin, stafi i Joe Biden shprehet i sigurt se ai do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA-së.


    “Ne kemi besim se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara” u shpreh Jen O’Malley Dillon, menaxherja e fushatës së Biden.

    Nga dy kandidatët ka pasur reagime në Twitter, fillimisht ishte Trump që u ankua për atë që e cilësoi si zhdukje me magji të votave, ndërsa Biden theksoi se nuk do të ketë asnjë pushim deri në numërimin e votës së fundit.

    Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!