Stafi i një dyqani në Angli përjetoi një skenë tmerri nga një konsumator i tyre.
Gjithçka nisi kur një klient shkoi në dyqan për të blerë mallra, por i njëjti nuk kishte të vendosur maskë. Stafi i dyqanit i kërkoi atij që ta vendoste maskën ose të largohej, por i njëjti u kundërpërgjigj në mënyrë brutale, shkruan The Sun, transmeton Reporteri.
Ai duke sharë dhe kërcënuar zbriti në pjesën e ëmbëlsirave duke zbrazur raftet i frustruar.
Qindra pako përfunduan në tokë, derisa në video shihet stafi i tronditur me veshje mbrojtëse duke qëndruar në fund të çdo rreshti ndërsa klientët shikonin me tmerr.
I njëjti u arrestua nga policia, ndërsa video e incidentit e postuar në TikTok grumbulloi mijëra shikime. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.