×
  • Lajme
  • Botë

    Statistikat e fundit tregojnë se Covid-19 ka shkaktuar viktima më shumë sesa gripi dhe pneumonia

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 14:22

    Nga statistikat e fundit të raportuara, është vërejtur se covid-19 shkaktoi tre herë më shumë viktima sesa pneumonia dhe gripi në tetë muajt e parë të këtij viti.


    Vetëm covid-19 ka shkaktuar mbi 48,000 viktima, 13,619 viktima për shkak të pneumonisë dhe 394 viktima si pasojë e gripit në Angli dhe Uells mes janarit dhe gushtit, ka thënë Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.

    Në shtëpitë e kujdesit, të cilat janë goditur veçanërisht nga pandemia, përqindja e vdekjeve për shkak të covid-19 ishte pothuajse dyfishi i atyre të shkaktuar nga gripi dhe pneumonia.

    Me fillimin e koronavirusit, ishin hedhur poshtë parashikimet se covid-19 nuk është i rrezikshëm sa gripi, mirëpo shifrat e ONS janë në kontrast të plotë me këto pretendime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!