×
  • Lajme
  • Botë

    Studimi i fundit: Gjermanët duan t’i mbajnë maskat edhe pas pandemisë

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 15:17

    Sipas një sondazhi, një përqindje mjaft e lartë e gjermanëve dëshirojnë të vazhdojnë të mbajnë maska për të mbrojtur veten nga sëmundjet, edhe pas pandemisë së coronavirusit.


    Nga pesë mijë persona të intervistuar nga instituti kërkimor ”Civey”, 44,7 përqind e qytetarëve ishin në favor të vazhdimit të mbajtjes së maskave, ndërsa 41,9% thanë se do të preferonin të hiqnin atë.

    Masat mbrojtëse kundër COVID-it, përfshirë bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe larjen e shpeshtë të duarve, kanë ndikuar në rënien e numrit të rasteve me këtë virus. Këto masa po cilësohen si efektive edhe në parandalimin e sëmundjeve të tjera, të transmetueshme.

    Sipas studimit të kryer nga “Civey”, rezulton se të moshuarit preferojnë më shumë bartjen e maskave, në raport me të rinjtë.

    Mbi 54 përqind e të intervistuarve mbi moshën 65 vjeçare kanë thanë se duan të vazhdojnë me mbajtjen e maskës për të parandaluar përhapjen e viruseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!