×
  • Lajme
  • Botë

    Sulme ruse në Ukrainë, Zelensky: Tregues se Rusia nuk do paqe

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 11:25

    Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky ka dhënë se Rusia ka kryer sulme në Ukrainë gjatë natës.

    Zelensky ka thënë se kjo tregon se Moska nuk po shkon drejt “paqes së vërtetë”.

    Në një postim në Telegram, ai i quajti sulmet vetëm disa orë pas negociatave të armëpushimit si “një sinjal të qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë” dhe bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksione të mëtejshme të SHBA.

    Ai theksoi se propozimi i SHBA-së për një armëpushim të plotë ka qenë në tryezë që nga 11 marsi, por “fjalë për fjalë çdo natë” Rusia vazhdon të refuzojë ofertën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!