×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmi ndaj Rushdies, shkrimtari u përgjigjet pyetjeve të Hetuesisë

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 15:55

    Shkrimtari Salman Rushdie është zgjuar nga operacioni që pati pas sulmit ndaj tij në Nju Jork.

    Anipse akoma po qëndron në spital për rikuperim, i njëjti u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve në lidhje me rastin, raporton CNN, përcjell Gazeta Online
    Reporteri.net.

    Sidoqoftë, ende nuk është e qartë se çka në fakt Rushdie u tha atyre në lidhje me sulmin ndaj tij, sulm ky që ngjalli reagime të shumta.

    Ende nuk e dihet se si iu mundësua depërtimi në skenë të dyshuarit, mirëpo Hetuesia po punojnë bashkë me institucionin ku ndodhi sulmi që ta zbardhin rastin
    përmes kamerave të sigurisë.

    I dyshuari 24-vjeçar, Hadi Matar, raportohet se u ngjit në skenë derisa Rushdie po mbante fjalim në “Chautauqua Institution” dhe iu sul shkrimtarit, me ç’rast e sulmoi me thikë në qafë e në pjesën e stomakut, si dhe disa lëndime në syrin e djathtë dhe gjoks. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!