Policia e Dejtonit ka bërë me dije se motra e autorit të masakrës së Ohajos dhe i dashuri i saj janë gjetur të vdekur në makinën e tyre.
Me këto dy vdekje numri i personave të vrarë si pasojë e masakrës shkon në 12 veta, përfshirë edhe vet autorin e ngjarjes i cili është ekzekutuar nga policia.
Kujtojmë se disa të shtëna me armë në Dejton të Ohajos ndodhën gjatë orëve të para të ditës së sotme vetëm disa orë pas një sulmi masiv në El Paso, Teksas, ku mbetën të vrarë 20 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.
Sulmuesi i masakrës në Dejton u identifikua më pas nga autoritetet si Connor Betts, 24 vjeç nga Bellbrook i Ohajos, i cili u ekzekutua nga policia e Dejtonit gjatë shkëmbimit të zjarrit me ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.