Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, që raportohet se ka lënë të vdekur së paku 11 persona, e rreth 80 tjerë të plagosur.
Scholz ka thënë se qëndron me familjet e viktimave, shkruan Reporteri.net.
“Raportet nga Madgenburgu sugjerojnë se diçka e keqe ka ndodhur. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah tyre dhe me të gjithë banorët e Magdeburgut. Falënderimet e mia për tërë shërbimet e urgjencës në këto orë të rënda”, ka shkruar Scholz.
Die Meldungen aus Magdeburg lassen Schlimmes erahnen.
Meine Gedanken sind bei den Opfern und ihren Angehörigen. Wir stehen an ihrer Seite und an der Seite der Magdeburgerinnen und Magdeburger. Mein Dank gilt den engagierten Rettungskräften in diesen bangen Stunden.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 20, 2024
Makina u përplas në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg. Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve.
Agjencia e lajmeve dpa ka thënë se shoferi i makinës është arrestuar.
Shumë forca policore dhe shërbime të emergjencës janë parë në skenën e incidentit.
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdekur e 80 të plagosur
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.