Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është pyetur nga gazetarët për sulmet me raketa të Indisë në zonën e kontrolluar nga Pakistani.
Trump ka shprehur keqardhje për atë çfarë po ndodhë, teksa ka thënë se shpreson që kjo të përfundojë shumë shpejtë, shkruan „The Guardian“, përcjell Reporteri.net.
“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam për këtë…Njerëzit e dinin që diçka do të ndodhte, duke pasur parasysh të kaluarën, sepse të dyja palët kanë luftuar për shumë dekada, madje edhe shekuj.”. ka deklaruar Trump para gazetarëve.
Ushtria pakistaneze ka thënë se së paku tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të Indisë në territorin pakistanez.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, në mesin e të vrarëve është edhe një fëmijë.
Ai tha se dy civilë u vranë në zonën Kotli, një fëmijë u vra në Ahmedpur East, në Pakistanin jugor, si dhe 12 persona të tjerë janë plagosur.
Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak.
India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.
“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.