Laburistët kanë siguruar fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe.
Keir Starmer pritet të bëhet kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, duke i dhënë fund qeverisjes 14 vjeçare të konservatorëve, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Kryeministri në largim, Rishi Sunak ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme, duke “thënë Më vjen keq”.
“Partia Laburiste i ka fituar këto zgjedhje të përgjithshme,” tha Sunak, duke shtuar se ai e ka telefonuar Keir Starmer për ta uruar atë dhe për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Sot pushteti do të ndryshojë duart në mënyrë të rregullt dhe paqësore,” tha ai. “Populli britanik ka dhënë një verdikt të kthjellët sonte. Ka shumë për të mësuar dhe reflektuar, dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen”, tha ai, raporton CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.