×
  • Lajme
  • Botë

    Tajfuni Kamuri godet Filipinet, evakuohen qindra mijëra njerëz

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 9:44

    Stuhia e fuqishme “Kamuri” ka arritur në terrenin tokësor të pjesës qendrore të Filipineve, më saktësisht në pjesën jugore të ishullit Luzon.


    Së paku 200 mijë njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet bregdetare dhe malore nga frika për vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

    Disa organizime në kuadër të Lojërave të Azisë Juglindore, të cilat filluan të shtunën, janë anuluar ose janë caktuar për data të tjera.

    Fluturimet në aeroportin e Manila-s gjithashtu janë anuluar për dymbëdhjetë orë, duke filluar nga ora 11 e së martës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Një grua kanadeze që arriti në Manila nga ishulli Cebu tha se ky ishte fluturimi më turbulent që e ka përjetuar ndonjëherë.

    Tajfuni “Kamuri”, i cili nga banorët lokalë quhet “Tisoy”, fillimisht e goditi provincën Sorsogon, me erëra që e kanë arritur shpejtësinë prej 155 kilometrave në orë.

    Zyrtarët për parashikimin e motit paralajmëruan se kjo stuhi mund të shkaktojë valë deti të larta deri në tri metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!