×
  • Lajme
  • Botë

    Tajvani: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit të Pekinit

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 8:40

    Presidentja Tsai Ing-wen thotë se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit të Kinës dhe do të vazhdojë mënyrën e saj demokratike të jetës, ndërsa tensionet mbi ishullin vazhdojnë.

    “Sa më shumë që arrijmë, aq më i madh është presioni me të cilin përballemi nga Kina”, tha Tsai.

    Fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua të përmbushë ribashkimin.

    Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.

    Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

    Kina ka dërguar një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit. Disa analistë thonë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!