Giorgia Meloni është liderja e parë evropiane që takohet me Donald Trump që kur ai vendosi tarifa 20% ndaj Bashkimit Evropian në fillim të këtij muaji, në përgjigje të normës prej 25% të BE-së për mallrat amerikane.
Tashmë të dyja palët kanë pezulluar tarifat për 90 ditë.
Rreth 10% e eksporteve të Italisë – me vlerë rreth 67 miliardë euro (57 miliardë £; 76 miliardë dollarë) – shkojnë në SHBA.
Meloni tha se ishte “e vetëdijshme për atë që unë përfaqësoj dhe për atë që po mbroj” përpara takimit, në të cilin ajo pritet të përpiqet të bindë Trump për meritat e një marrëveshjeje tarifash “zero për zero” me BE-në.
Disa në Evropë shpresojnë se marrëdhënia e ngushtë e Melonit me Trump mund ta ndihmojë rastin e saj. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila nuk ka folur me Trump që nga kthimi i tij, ka diskutuar takimin me Melonin.
Por disa paralajmërojnë se takimi mund të minojë unitetin evropian, me ministrin francez të Industrisë Marc Ferracci që paralajmëroi se strategjia e Trump me “bisedimet dypalëshe” ishte të “ndante evropianët”.
Italia kundërshtoi komentet e tij, të cilat më vonë u zbutën nga një zëdhënës i qeverisë franceze, ka raportuar BBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.